Njësia Speciale në Mitrovicën e Veriut, a do të arrestohen ministrat serbë nëse hyjnë në Kosovë?

Forca të shumta të Njesive Speciale të Policisë, janë nisur mëngjesin e sotëm në Mitrovicën e Veriut.

Në disa video të publikuara nëpër media shihen edhe autbolinda të Njesive Speciale që kanë marrë rrugë për në veri.

Këto forca të shtuara, jozyrtarisht thuhet se janë nisur për të mos lejuar hyrjen e disa zyrtarëve serbë në Kosovë.

Njejtë edhe drejtorit të ashtquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq.

Madje për këtë të fundit këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetli Zyberaj kishte thënë për lajmi.net se nëse tenton të hyjë në Kosovë do të arrestohet.

Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të marrë infromacione për këtë çështje, por ata nuk kanë kthyer përgjigje. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme