Aksion i VV te Qeveria: “Thaçi po negocion me Vuçiqin, mbi trupat e tyre”

Në 19 vjetorin e masakrës së Krushës së Vogël, Lëvizja Vetëvendosje përmes një aksioni simbolik ka vënë para qeverisë së vendit një pankartë ku shkruhet se “Thaçi po negocion me Vuçiqin, mbi trupat e tyre”.

Albana Fetoshi, aktiviste e VV së tha se kanë dal në këtë përvjetor të masakrës t’ia rikujtojnë presidentit Thaçi që me negociata pa kushte po shkelin mbi gjakun e dëshmorëve, transmeton kp.

“Sot 19 vjet pas masakrës në Krushë të Vogël kemi dal me ia përkujtuar presidentit që në negociatat pa kushte që po i bëjnë me Serbinë po shkelin mbi gjakun e dëshmorëve. 112 shqiptarë të vrarë në këtë fshat, 19 vjet pas luftës, Serbia ende s’ka kërkuar falje e Thaçi me entuziazëm të pashoq merr pjesë në negociata. Thaçi do të duhej të kërkonte zbardhjen e fatit të pagjeturve e jo të darkoj me Vuçiqin duke bërë temë Kosovën përmes rikthimit të Zajednicës. Ky president po i nënshkruhet Serbisë. Ne s’kemi nevoje për një president të nënshkruar. Kemi nevojë për një shtet të fortë dhe zhvillim ekonomik”, tha ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme