Video-incizimi që përdoret si dëshmi në rastin “Ryshfet” ku i akuzuar është kryeministri, Zoran Zaev, sot nuk do të shikohet në seancë publike edhe pse kështu u vendos në seancën e kaluar, njofton Sakte.net
Gjykatësi, Darko Todorovski tha se gjykata ka dhënë vendim që videoja të prezantohet para opinionit, por në ndërkohë prokuroria e cila kundërshtonte ka kërkuar që ky vendim të bëhet me shkrim që të mund të ankohet në Gjykatën më të lartë.
Për atë duhet të pritet vendimi pas ankesës së dërguar.
Në seancën e sotme do të dëshmojë biznesmeni Ivan Nikollov Saçevalliev, i cili deri tani konfirmonte se Zaev i ka kërkuar ryshfet deri sa ka qenë kryetar i Komunës së Strumicës.
Ndryshe, Zaev sipas akuzës ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.