200 policë të ROSU-s dhe 40 nga Njësia Speciale e Kosovës gjenden në veri të Mitrovicës.
Këtë e kanë bërë të ditur burime të Koha.net, ndërsa ata po udhëhiqen nga drejtori i Njësive Speciale, Arbnesh Ajvazi.
Policia e Kosovës, me qëllim të zbatimit të vendimit zyrtar të autoriteteve shtetërore, ka angazhuar njësi relevante policore të cilat do të veprojnë konform situatës në raport me vendimin e MPJ-së së RKS-së.