PS i kërkon Hysenit të sqarohet, zbardhet pasuria: 5 shtëpi, 6 garazhe, tokë në bregdet

Në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar të Partisë Socialiste është diskutuar edhe çështja e deputetit Alket Hyseni.

Ky i fundit akuzohet nga opozita se ka tjetërsuar mbi 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi.

“Dil dhe sqaroje publikisht,” i ka kërkuar kryeministri Edi Rama.

Kurse vetë Hyseni tha se ka fituar tetë herë gjyqin për këtë tokë.

“Pronën e shkëmbeva në natyrë,” tha ai.

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka thënë se Hyseni duhet të mbrojë veten.

Ndërkohë mediat kanë zbardhur pasurinë e Hysenit.

I angazhuar në disa detyra shtetërore të rëndësishme, deputeti i ri në legjislaturën e fundit ka një pasuri të konsiderueshme sipas vetëdeklarimit të depozituar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit Kontrollit të Pasurisë dhe të publikuar në “Open Data”.

Sipas deklarimit ai zotëron disa apartamente dhe mijëra sipërfaqe toke. Ndër vite ai ka mbajtur një sërë funksionesh. Nga viti 2003-2005 ka qenë në doganën e Kakavijë, në 2016 drejtori i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, në 2017 ndihmës në kryeministri dhe nga qershori i këtij viti deputet i PS.

Është pronar 100% i dy apartamenteve me sipërfaqe 120m2 secili, me vlerë 93.600 mijë euro, sipas tij blerë me të ardhura nga emigracioni dhe puna, pronar i një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 225.6 m2 me vlerë 400 mijë euro.

Po ashtu, zotëron edhe dy banesa të tjera 120.3 m2 secila, 6 garazhe me nga 30 m2 secila, dhe një tjetër me sipërfaqe 50m2. Zotëron disa metra katrorë troje dhe arë të blera sipas tij nga puna dhe kursimet nga emigracioni, shkruan Gazeta Shqiptare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme