Ministrit të Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin i është ndaluar hyrja në Kosovë.Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila sot ka dërguar njësitet special në Veri.Sipas mediave serbe Vulin donte të vinte në Kosovë për ta vizituar familjen Vuçetiq, shkruan Tanjug.
Këtë familje Vulini e vizitonte çdo vit, që nga viti 2013, transmeton lajmi.netSipas Tanjugut, në këtë familje kohë më parë kishte shpërhtyer një bombë, meqë rast ishin lënduar fëmijët.Ndryshe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zyrtarët serbë që nuk kanë lejë nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovë.