Tridhjetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Hipotekës dhe të ALUIZNi-t në Durrës po hetohen për tjetërsim pronash në bregdet.
Burime nga Prokuroria e Durrësit i thanë ABC News se nën hetim janë edhe ish-drejtuesit e Hipotekës dhe të ALUIZNI-t.
Ka dyshime që ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar pronat në bregdet dhe për këtë arsye janë sekuestruar shumë dosje të cilat po hetohen.
Bëhet fjalë për tokat në bregdetin e Gjirit të Lalzit, Ishmit, Hamallajt dhe të Kallmit.