Polonia ka informuar zyrtarisht Moskën se ka vendosur të dëbojë diplomatët rusë nga vendi.
Lajmi u konfirmua nga ambasadori rus në Varshavë Sergei Andrev.
Ambasadori rus në Varshavë është i pari që ka folur për bisedën në ministren e jashtme polake, transmeton abcnews.al.
Përveç Andrev, për të njëjtën arsye janë thërritur në takim dhe ambasadorët rusë në Lituani, Letoni dhe Estoni.
Vendimet janë marrë si pasojë e çështjes së ish-spiunit rus Sergei Skripal të helmuar në Britaninë e Madhe.