Kuvendi merr këtë vendim për mishin e prishur

Kuvendi i Kosovës  më në fund ka ndërmarrë një hap konkret rreth skandalit të mishit, që ka karakterizuar Kosovën në ditët e fundit .

Përmes një komunikate për media Kuvendi ka njoftuar se do të marrë hapa konkret mbi skandalin e mishit në Kosovë.

“Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të vizitojë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, lidhur me aferën e importit të mishit në Kosovë”bëhet e ditur në këtë komunikatë.

Ndryshe, edhe gjatë ditës së sotme janë konfiskuar 720 kilogram mish të prishur në qytetin e Prizrenit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme