Pacolli: Policia veproi sipas ligjit, Gjuriq nuk respektoi ligjet e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se Policia e Kosovës ka vepruar sipas ligjit.

Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se pas përfundimit të të gjitha procedurave është duke u bërë e mundur deportimi i tij jashtë Kosovës.

“Sot Policia e Kosovës ka vepruar sipas ligjit të vendit tonë. Në Veri të Mitrovicës ka arrestuar Z. Gjuriq. Tani mbas kalimit të të gjitha procedurave, është duke u bërë e mundur deportimi i tij jashtë Republikës së Kosovës. Atij u është tërhequr vërejtja disa herë që t’i respekton ligjet e Kosovës, siç duhet respektuar ligjet e nikoqirit, çdo qytetar, kudo që shkon”, shkruan Pacolli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme