Lista Serbe do të largohet nga Qeveria Haradinaj

Kreu i Listës serbe, Groan Rakiq, përmes një komunikate dërguar mediave, ka thënë se partia e tij ka ndërmarr iniciativën për t’u larguar nga Qeveria Haradinaj.

Kjo iniciativë e Listës Serbe erdhi pas ngjarjeve të sotme në Veri të Kosovës, ku u arrestua shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Kjo është një ditë e rëndë për serbët në Kosovë e Metohi ku më së miri u pa fytyra e institucioneve të Prishtinës. Brutalisht, me plumba në tyta, me shok-bomba dhe duke goditur gra e burra u dhunuan përfaqësuesit ligjorë dhe legjitimë të popullit serb në institucionet e krahinës, ministra, drejtorë zyrash, përfaqësues e kryetarë komunash”, ka thënë Rakiq.

“Pas keqtrajtimit të tillë dhe demonstrimit të dhunës, udhëheqësia e Listës Serbe ka zhvilluar një takim urgjent ku morëm iniciativën për t’u larguar nga Qeveria në Prishtinë. Për këtë vendim do ta njoftojmë presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, është shprehur më tej Rakiq.

Sipas Rakiqit, kreut të Listës Serbe, dialogu në këto rrethana, është i pamundur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme