Krasniqi i reagon VV-së: Edhe sot me dyshime ndaj shtetit, leni anash betejat politike

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka dyshuar se arrestimi i Marko Gjuriqit ka një skenar prapa.


Ai ka thënë se nuk është për t’u çuditur reagimi i VV-së, sepse po e dëshmon në vazhdimësi nuk i beson shtetit të Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Republika e Kosovës sot e zbatoi ligjin e vet dhe e dëshmoi para të gjithëve se është sovrane. Këtë ia bëri të qartë edhe Marko Gjuriqit, por besoj edhe atyre skeptikëve në Kosovë që nuk besojnë se shteti ynë ka forcë e ka institucione.

Nuk është për t’u çuditur reagimi i Vetëvendosjes, që përsëri dëshmoi se nuk i beson shtetit të Kosovës. Konspiracionet e paragjykimet e tyre nuk janë asgjë e re.

Me gjasë, ata nuk besojnë as faktin se ata policë, të vendosur e profesional në reagim sot, janë policë të Kosovës. Përtej paragjykimeve, së paku sot do të duhej të përgëzoheshin institucionet e Republikës së Kosovës që dëshmuan zbatimin dhe respektimin e ligjit e të shtetit tonë sovran.

Betejat politike nuk kanë vend aty ku bëhet fjalë për interes shtetëror.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme