Sali Berisha përshëndet arrestimin e Gjuriqit: Le ta dënojmë aktin e provokatorit të rrezikshëm

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur lidhur me arrestimin e Marko Gjuriq nga Policia e Kosovës.

Berisha e veprimin e Marko Gjuriq e cilëson si një provokim të rrezikshëm në veriun e Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Një provokacion i rrezikshëm nga serbomadhi Marko Gjuriç në veriun e Kosovës!

Sot, në zbatim të ligjit, policia e Kosovës arrestoi për hyrje të kundraligjshme në territorin e Republikës së Kosovës njërin prej serbomëdhenjve më të damkosur, ministrin Marko Gjuriç.

Me këtë rast le të denojmë ne të dashur miq aktin e ketij provokatori të rrezikshem dhe të përgëzojmë autoritetet policore të Kosovës për pergjigjen e merituar ligjore që i dhanë atij”, shkruan Berisha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme