Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Çepurin, vlerësoi sonte se arrestimi i Marko Gjuriqit, i cili hyri pa leje në Kosovë, paraqet “provokim të ashpër të Prishtinës zyrtare”.
“Ne jemi të indinjuar me provokimin e ashpër të Prishtinës. Jemi plotësisht solidarë me Marko Gjuriqin dhe Serbinë”, shkruan diplomati rus në Twitter.
Gjuriq u arrestua sot nga policia e Kosovës në veri, për shkak se kishte hyrë në territorin e Kosovës pa leje. Ai u dërgua në stacionin Qendra në Prishtinë e më pas u dëbua nga Kosova.