Ministri serb: Rusia të përfshihet në dialog, për Vuçiqin Kosova është zemra e Serbisë

Momenti ka ardhur kur Serbia duhet të kërkojë nga Rusia që të angazhohet në mënyrë aktive në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Këtë e tha Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik Nenad Popoviq që vjen nga partia Popullore Kombëtare Serbe (SNP), raporton “b92”

“Vetëm duke e angazhuar Rusinë në dialog, mund të sigurojmë popullin serb dhe mbrojtjen e interesave serbe në Kosovë. Deri atëherë, në përmbushjen e detyrimit për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe, Serbia duhet të ndalë dialogun me separatistët,” tha Popoviqi, i cili në deklaratën e tij dënon ashpër arrestimin e drejtorit të zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.

Ai tha se “Serbia nuk ka aleatë të sinqertë dhe të ngushtë sesa Rusia”.
“Unë i bëj thirrje popullit serb të bashkojë rreth udhëheqjes së shtetit dhe politikës së mbrojtjes së sovranitetit shtetëror, sepse tani ne kemi nevojë për unitet, solidaritet dhe guxim,” tha presidenti i SNP-së.
Ai shtoi se “Kosova ka qenë gjithmonë, për presidentin e Serbisë dhe për qeverinë serbe, është dhe do të jetë zemra e Serbisë”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme