Mësohet arsyeja e mosreagimit të kryeministrit Haradinaj

Reagime të shumta pati dje pasdite, kur në veri të Mitrovicës nga Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës, u arrestua Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Reagoi presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ministrat, deputetët, partitë politike qytetarët e jo vetëm, por nuk u dëgjua zë edhe nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

“Varësisht nga rrethanat, varësisht nga nevoja dhe nga shumë aspekte që ndërlidhën me fushën e veprimit të kryeministrit ndonjëherë edhe nuk reagojmë, nuk ka pasur nevojë”, ka thënë për Lajmi.net, Avni Arifi nga Zyra e Kryeministrit.

Arifi nuk e konsideroi të domosdoshëm reagimin e Haradinajt, pasi ka pasur reagime nga mekanizmat përkatës për këtë çështje.“Nuk po konsideroj se ka qenë i domosdoshëm reagimi eksplicit i kryeministrit kur reagimi i gjithë mekanizmave përkatës ka qenë në nivel”, potencoi më pasi ai.

Se a mund të presim së paku sot reagim nga kryeministri, Arifi tha, “sot mundet me pas. Besoj se gjatë ditës do të ketë”.

Se a i frikësohet Qeveria Haradinaj largimit të Listës Serbë nga koalicioni? Arifi tha se nuk e beson një gjë të tillë edhe pse thotë se kjo i takon të vlerësojnë mekanizmave relevantë.

“Jo nuk besojë, por nuk e di është cështje e mekanizmave relevantë se cka do të ndodhë”, ka thënë krejt në fund ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme