Kryeministri Ramush Haradinaj ka thirrur për sot në orën 13:00 mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit nga qeveria, Këshilli i Sigurisë do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.
Mbledhja mbahet një ditë pas arrestimit të zyrtarit serb, Marko Gjuriq, i cili kishte hyrë pa leje në Kosovë.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare përbëhet nga kryeministri, presidenti, drejtori i policisë, komandanti i FSK-së dhe ministri i Punëve të Brendshme. Hera e fundit që u mbajt një takim i tillë ishte pas vrasjes së liderit të serbëve të veriut Oliver Ivanoviq më 16 janar.