Mediat serbe s’i ndahen Mentor Shabanit – policit që arrestoi Gjuriqin, ja çka shkruajnë tash për të

Mediat dhe autoritetet serbe e kanë filluar gjahun për njerëzit që dje drejtuan aksionin e jashtëzakonshëm policor për arrestimin e Marko Gjuriqit në Mitrovicë.

Agjencia shtetërore serbe e lajmeve, tanjug, në tekstin me titull “Kush është Shabani, komandanti i aksionit brutal në Mitrovicë”, thekson se personi që e ka drejtuar tërë aksionin për arrestimin e Gjuriqit është Mentor Shabani.

“Pak dihet për këtë njeri, ndërsa dje manifestoi atë që e ka mësuar gjatë stërvitjeve në bazën ‘Adem Jashari’”, shkruan tanjug, transmeton portali “lajmi net”.

Mirëpo, nuk ka detaje se për çfarë baze bëhet fjalë dhe cila është kjo bazë që mban emrin “Adem Jashari”?

“Kush është koloneli i Policisë së Kosovës i cili komandoi në implementimin e planit operativ, i aktivizuar pas paralajmërimit për vizitë në Kosovë të drejtorit të zyrës për Kosovë dhe sekretarit të presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq?”, pyet tanjug.

Të kujtojmë se dje në konferencën e jashtëzakonshme për media të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ai tha se do të përgjigjen para organeve të drejtësisë serbe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në arrestimin e Gjuriqit.

Ai tha se në mesin e tyre janë edhe dy serbë, por pa dhënë detaje tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme