EULEX tregon se a ishte përfshirë në arrestimin e Gjuriqit në Mitrovicë

Misioni i BE-së, EULEX nuk ka marrë pjesë në aksionin e Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore për ta arrestuar zyrtarin serb, Marko Gjuriq, i cili kishte hyrë ilegalisht brenda Kosovës.

Kjo ka qenë përgjigja e zyrtares për komunikim në EULEX, Dragana Nikoliq Solomon, dhënë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, shkruan Periskopi.

Pyetja i është parashtruar EULEX-it sepse u raportua në media se gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, u panë edhe automjete të EULEX-it.

E pyetur nga Tanjug nëse EULEX ka qenë në dijeni për marrëveshjen që Prishtina dhe Kosova e kanë për vizitat zyrtare, ajo është përgjigjur duke thënë se këtë marrëveshje duhet ta respektojnë të dyja palët.

“Ka një marrëveshje për vizitat zyrtare, që duhet ta respektojnë të dyja palët. Me kujdes të shtuar EULEX-i monitoron dhe patrullon veriun e Kosovës, në pajtueshmëri me mandatin e vet, si instancë e dytë e veprimit”, ka shtuar Solomon.

Tanjug e ka pyeter Solomonin nëse do të merren masa konkrete mbi arrestimin e Gjuriq, duke presupozuar se arrestimi i zyrtarit serb ka qenë shkelje nga ana e Policisë së Kosovës, por zyrtarja e EULEX është përgjigjur shkurt ndaj pyetjes tendecioze.

“Policia e Kosovës është instance e parë e veprimit për të gjitha incidentet e sigurisë në Kosovës”, ka thënë ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme