Autoritetet kosovare nuk i dhanë leje shefit të zyrës serbe për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric që të vijë në Kosovë, por ai e shpërfilli këtë, dhe përfundoi i arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe depërtimi për në Serbi.
Vucic akuzoi sot Kosovën, duke thënë se Djuric kishte njoftuar Prishtinën zyrtare dhe se nga praktika, nuk kishte nevojë për leje.
Por, në një dokument të siguruar nga Gazeta Metro, e vërteta del të jetë ndryshe. Aty shihet se Djuric kishte kërkuar leje për hyrje në Kosovë, dhe kjo kërkesë i ishte refuzuar.
Gazeta Metro ka siguruar dokumentin nga burime diplomatike në Prishtinë, ku shihet se MPJ e Kosovës i kthen përgjgije negative Marko Djuric’it për vizitën në Kosovë.
‘Për fat të keq ne nuk i përgjegjemi pozitivisht, këtij njoftimi për vizitë’, thuhet në emailin e dërguar.
Presidenti Vucic ka thënë se Djuric nuk ka nevojë për leje të vizitojë Kosovëm, por vetëm për informim.
“Ajo është bërë si gjithmonë në pajtim me ligjin”, ka shtuar presidenti serb.
Ai gjithashtu ka thënë se autoritetet kosovare kanë qenë të njoftuar edhe për vizitën e dy personave tjerë.
“Këtu nuk kërkohet leje, por vetëm të i njoftojmë. Nëse unë shkoj duhet të i njoftoj 72 orë më herët, a nëse shkon Djuric 24 orë më herë, sepse bie në kategorinë e tretë sipas marrëveshjes”, ka thënë Vucic.
Ndërkohë, arrestimi i Djuric ka bërë që Qeveria e Serbisë të vendos tërheqjen e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës.
/gazetametro.net