Prokuroria për krim të organizuar ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm nga kompetencat e veta lidhur me arrestimin e të ashtuquajturit drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, i është thënë agjencisë së lajmeve Beta nga Prokuroria.
Siç është sqaruar, opinioni, për të gjitha, do të njoftohet me kohë.
Marko Gjuriq është arrestuar dje në Mitrovicë nga Policia e Kosovës pas hyrjes ilegale në vendin tonë.
Pas arrestimit, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë u dërgua në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, para se të dëbohej nga territori i Kosovës në pikën kufitare në Merdarë. /Insajderi.com