Mbi një mijë persona evakuohen pas përmbytjeve në Siberi

Mbi një mijë persona janë evakuuar nga rajoni Altani Krai në Siberi, pasi shkrirja e borës shkaktoi përmbytje të mëdha.

Departamenti rajonal i Ministrisë së Emergjencave i tha Radios Evropa e Lirë se 1,225 shtëpi janë përmbytur në këtë rajon.

Zëdhënësja e këtij departamenti, Alyona Seleznyova tha se mbi një mijë persona janë evkauuar.

Rajoni Altai Krai gjendet në kufi me Kazakistan.

Më 26 mars, zyrtarët në rajonin fqinj në Kazakistanin lindor kanë thënë se mbi 750 persona janë evakuuar si pasojë e përmbytjeve.

Në qytetin Glubokoye dhe Shemonaikha është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme