Hoti: Qeverinë do ta marrë LDK

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se LDK-ja së shpejti do të udhëheq me vendin.

“Vota e qytetarëve së shpejti do t’i jap ligjitimitet dhe pushtet LDK-së për të qeverisur me Republikën, asnjë formulë tjetër” ka shkruar Hoti në në postim në Facebook.

Ai ka thënë se LDK nuk do të lejojë që disa përfaqësues serb “të kolapsojnë” institucionet e Kosovës.

Hoti ka theksuar se nga sot, opozita do të mbrojë institucionet e vendit, e jo keqqeverisjen.

Më poshtë është postimi i plotë i Hotit.

Republika e Kosovës është qëllimi i ekzistencës dhe veprimit politik të LDK-së. LDK e ka mbrojtur këtë Republikë së voni me 22 dhjetor kur grupe politike shqiptare deshtën ta minonin dhe izolonin atë. Nuk u dorëzuam, qëndruam dhe dolëm faqebardhë. Republika doli faqebardhë.
Sot segmente të perfaqësuesve serb të Kosovës, që janë me kokë nga Beogradi, deshirojnë të kolapsojnë institucionet e Republikës. LDK nuk do të lejojë. Ne do të qendrojmë në mbrojtjë të Republikës, si gjithmonë.
Por, ne nuk do te ushqejme tutje politikat e mbrapshta te kesaj Qeverie. Ne sot nga opozita do te mbrojme institucionet e Republikes, por jo keqeverisjen. Vota e qytetarëve së shpejti do t’i jap ligjitimitet dhe pushtet LDK-së për të qeverisur me Republikën, asnjë formule tjeter.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme