Qeveria e Kosovës nuk e ka ndjekur shembullin e vendeve të rajonit dhe atyre të Perëndimit, si reflektim ndaj incidentit të njohur ndërkombëtarisht si “Salisbury”. Deri tash nuk ka dëbuar ndonjë diplomat rus, shkruan sot Koha Ditore.
Më 4 mars, në qytetin britanik të njohur për katedralet më të bukura, për herë të parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, një ish-agjent rus dhe vajza e tij u sulmuan me helm ushtarak nervor.
Sergei dhe Yulia Skripal ndodhen ende të shtruar në spital. Krahas tyre, simptoma helmimi morën edhe dy oficerë policie dhe 35 persona të tjerë, që ndodheshin në afërsi të vendit ku u lirua helmi nervor.
Masa kundër diplomatëve rusë kanë ndërmarrë shumë shtete të Europës dhe vende të tjera duke përfshirë Shqipërinë.