Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka konfiskuar pasditen e të martës një sasi prej 73 kg mish viçi dhe qingji në mungesë të certifikatës veterinare, dhe shitej jashtë çdo kushti higjieno-sanitar në Krujë.
Inspektorët e Drejtorisë Rajonale Durrës në bashkëpunim me inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të AKU, kanë kryer inspektim në njësinë e tregtimit të mishit ne pronësi të Indrit Seli, ku i janë gjendur 50 kg mishi qengji dhe 23 kg mish vici në mungesë të certifikatës veterinare, i pavulosur dhe tregtim të tij në kushte të rënda higjieno-sanitare.
Për këto shkelje të rënda ne bazë të legjislacionit në fuqi, inspektorët e AKU-së e kanë gjobitur me masën administrative me gjobë në vlerën e 150 mijë lekëve. Ndërkohë që po për të njëjtën njësi tregtimi në janar këtij viti, është marrë masë administrative me gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve për tregtim jashtë kushteve higjieno-sanitare të produktit mish.