Më 28 mars 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 shqiptarë në Izbicë të Skënderajt.
Nga kjo masakër ku sot po shënohet 19-vjetori, kishte shpëtuar Milazim Hetemi, shkruan Magazina.al
Vetëm pak ditë pas masakrës, Hetemi kishte rrëfyer për mediat e huaja tmerrin e kësaj masakre në këtë fshat të Drenicës.
Ai kishte treguar se si serbët kishin mbledhur meshkujt e fshatit duke i dërguar në një kodër e më pas i kishin vrarë, ndërsa Hetemi kishte shpëtuar duke rënë mbi trupat e të vrarëve e duke u shtirë si i vdekur, transmeton Magazina.al
I mbijeturai i masakrës kishte thënë se zoti e shpëtoj për të dëshmuar tmerrin dhe krimet që serbët bën mbi popullaten shqiptare.
Për më shumë ndiqni rrëfimin: