Ministria e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha ka thënë se kosovarët do të lëvizin lirshëm në shtetet e BE-së brenda këtij viti.
Gjatë raportimit para komisionit për Integrime Evropiane Hoxha ka thënë se Kosova tashmë ka përmbushur kriteret e kërkuar dhe tani është në dorë të BE-së të vendosin, raporton KTV.
Hoxha ka bërë të ditur se nga 39 raste të korrupsionit dhe krimit për 30 janë ngritur aktakuza. Pas kësaj deklarate ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli e cila ka thënë se një raport i tre ekspertëve të BE -së për liberalizimin e vizave i cili i është dorëzuar ministrisë së Integrimeve nuk e keni bërë publik.
Sipas Pacollit aty ceket se Kosova ka dështuar të luftojë krimin dhe korrupsionin duke e quajtur sistemin e drejtësisë të dështuar, të kapur politikisht dhe pasiv ndaj këtyre rasteve.
© KOHA.