Pas ultimatumit të Serbisë për formimin e AKS-së, vjen përgjigjja nga Qeveria e Kosovës!

Qeveria e Kosovës në të ardhmen e afërt do ta implementoj asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kështu ka thënë për “Gazeta Blic”, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.“Asociacioni është obligim që Kosova e ka marrë në procesin e Brukselit dhe i cili do të implementohet në të ardhmen e afërt”, ka deklaruar ajo.Gashi ka komentuar ultimatumin e përfaqësueseve serbë të cilët në takimin e sotëm në Mitrovicën e Veriut kanë thënë se në qoftë se se Qeveria e Kosovës nuk e fromon ASK-në deri më 20 prill një gjë të tillë do ta bëjnë ata vet.

“Asnjë nismë e cila nuk është e bazuar në ligjet dhe procedurat demokratike të Republikës së Kosovës nuk do të implementohet dhe nuk do të respektohet”, ka thënë ajo.Ndryshe, përfaqësuesit e dhjetë komunave serbe kanë kërcënuar sot në Mitrovicën e Veriut, se nëse Prishtina zyrtare deri më 20 prill nuk do të formojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, atëherë ata vetë do ta bëjnë një gjë të tillë, e cila sipas tyre nuk do të përbëjë shkelje por zbatim të marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.Të mbledhur në sallën e njëjtë ku para pak ditësh ndërhyri policia speciale e Kosovës për të arrestuar të ashtuquajturin shef të Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ishin përfaqësues të serbëve të Kosovës./GazetaBlic

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme