Qeveria kërkon ndihmën e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e gjuhëve

Kryeministri Zoran Zaev vendimin e presidentit Ivanov për mosdekretimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, e ka konsideruar si përpjekje për për të penguar Kuvendin për të ushtruar kompetencat si organ ligjëënës. Zaev njoftoi se së bashku me juristët e Qeverisë janë në kërkim të opsioneve të reja, për zgjedhjen e kësaj çështje.

“Ne mund të kemi qëndrime të ndryshme politike të jemi nga dy parti të ndryshme por nuk guxon asnjë institucion të bllokohet. Nga ky aspekt bëhet fjalë për zgjedhje të përkohshme para se Gjykata Kushtetuese ti kushtëzoj kompetencat”, tha kryeministri Zaev.

Mbrëmë Zaev paralajmëroi mundësinë për ngritjen e iniciativës në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendimin e Presidentit Ivanov, sepse Kushtetuta obligon atë ta nënshkruaj dekretin e Ligjit.

“Pas rivotimit, Kushtetuta është e qartë. Presidenti është i detyruar që ta nënshkruaj dekretin. Ai mund të vendosë edhe që mos ta nënshkruaj dhe në këtë rast ne e bllokojmë demokracinë. Pra një nga mundësitë është edhe iniciativa para Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi ai.

Ndryshe Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua më 11 janar të këtij viti kurse gjashtë ditë më vonë, Ivanov njoftoi për mosdekretimin e tij. Në bazë të konstatimit të tij, partia opozitare VMRO-DPMNE parashtroi mbi 35 mijë amendamente, por asnjëri prej tyre nuk u shqyrtua në Kuvend. Më 14 mars, ligji u votua për herë të dytë me 64 vota pro dhe 24 abstenim.

Edhe pse që nga votimi i ligjit deri më sot kanë kaluar gjithsej 15 ditë, Presidenti Ivanov vazhdon ende ta mbaj peng të njejtin./Almakos/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme