Ngjarjet e ditës së hënë në veri të Kosovës, bënë bujë të madhe. E kjo me ndërhyrjet e policisë së Kosovës dhe njësisë Rosu, të cilët arrestuan Marko Djuricin. Megjithatë, në veri kishte ndërhyrë edhe një njësi më e ‘egër’ e Policisë së Kosovës, e që shumë pak dinë për të.
Njësitë ROSU dhe ndërhyrjet e policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës janë përmendur. Megjithatë, në veri kishte ndërhyrë Njësia FIT e Policisë së Kosovës, e që shumë pak dinë për të përcjell Gazetametro.net.
Njësia Speciale Intervenuese FIT(NJSI), kryen operacionet e sigurisë në raste të veçanta dhe zgjidhjen e situatave me të cilat nuk mund të përballohen shërbimet e tjera të policisë.
Angazhohet në rastet kur përmbushja e detyrave zyrtare të mbrojtjes së jetës dhe pasurisë paraqet rrezikshmëri tejet të lartë për rendin dhe sigurinë në përgjithësi dhe për pjesëtarët e policisë. Aktualisht aty punojnë 80 punonjës. Ishte themeluar në vitin 2004 dhe deri më tash ka qenë në gjendje të nxjerrë shpesh rezultate pozitive gjatë operacioneve intervenuese
FIT janë më të trajnuar dhe më të armatosur se ROSU. Siç thuhet, ROSU përdoret për të thyer demonstratat, E roli i FIT është për qëllime të veçanta.
Mediat serbe njësitin FIT e krahasojnë me njësitë speciale të xhandarmërisë serbe.
Njësiti FIT përdor armë “Glock 19”, “MP-5” spirale, dhe Kalashnikov. Ata përdorin automjetet e Renault Sherpa. Ata kanë autoritetin për të vepruar në të gjithë territorin e Kosovës./Gazetametro.net