Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e dy hoteleve të brendeve botërore

Prania ekonomike amerikane në Kosovë është lajm i mirë për të gjithë ne, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet kompanisë “Marigona Tower” Sh.p.k., kompani e themeluar nga Marigona Residencë Sh.p.k. dhe Marriott International Inc., për hapjen e hoteleve të para të brenduara në Kosovë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se besimi i brendit të njohur botëror “Marriott Group” për investim në vendin tonë është nisje e re për Kosovën dhe sinjal i fuqishëm për të gjithë investitorët e huaj.

“Ishte kënaqësi të marr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes kontraktuale për hapjen e dy hoteleve Four Points nga Sheraton dhe Courtyard, Marriott. Ky investim i madh është dëshmi se Kosova ofron mundësi të shumta dhe është vend jashtëzakonisht atraktiv për investime të huaja”, tha kryeministri Haradinaj.

Carlton Ervin, drejtor i Zhvillimit për Evropë nga Marriott International, tha se Kosova ofron mundësi të mirë për rritje dhe hyrje në një treg të ri për Marriott International dhe për gamën e gjerë të brendeve të tij.

Marrëveshja trepalëshe për hapjen e dy hoteleve me famë botërore në Kosovë, Four Points by Sheraton dhe Courtyard by Marriott, është nënshkruar nga Valton Billalli, drejtor Menaxhues i Marigona Tower, Carlton Ervin, drejtor i Zhvillimit për Evropë nga Marriott International, dhe Haluk Ozdogan, kryetar i operatorit Access Hospitality.

Investimi i gjithmbarshëm në dy hotelet gjatë tri viteve të ardhshme do të tejkalojë shumën prej 16 milionë euro, ndërsa nga ai do të përfitojnë mbi 150 punëtorë, thuhet në njoftimin e qeverisë. /Lajmi.net/

marretmarre

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme