Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se kërcënimi i Vucicit për ta dërguar ushtrinë në Kosovë pasqyron bisedën e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
“Deklarata e Vucic e pasqyron bisedën e tij me Vladimir Putin. Vucic nuk është Zoran Djindjic, nuk është evropian dhe as proevropian, por është i njëjti Vucic që ka qenë në vitet e 90a kur i ka shërbyer Milloshevicit. Nëse ai në ditën e njëjtë kur janë përjashtuar numër i madh diplomatësh rusë nëpër botë, ka zgjedhur ta thërrasë për ndihmë Putinin, atëherë për cfarë po flasim këtu”, ka thënë zëvendëskryeministri Hoxhaj.
“Një telefonatë mes Vucic dhe Putin ka mobilizuar edhe disa persona të caktuar në very të Kosovës. Kjo është e njëjta ngjarje sikurse më herët kur disa persona serbë nga veriu i Kosovës kanë marrë pjesë në tentim pucin në Mal të Zi”, ka vazhduar Hoxhaj më tej Hoxhaj gjatë diskutimit në Zona B.
Hoxhaj ka folur për ngjarjet e së hënës dhe arrestimin e Marko Djuric në Kosovë. Hoxhaj tha se Djuric është arrestuar për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, duke hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale.
Hoxhaj tha se intervenimi i policisë është bërë absolutisht konform obligimeve ligjore dhe kushtetuese të vendit tonë.
“Qeveria e Kosovës ka për detyrë ta mbrojë rendin kustetues, dhe cdokush që hyn në Kosovë ilegalisht do të merren masa ndaj tyre. Në këtë frymë është bërë edhe arrestimi i Marko Djuric”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj ka përmendur paraqitje të mëhershme të Djuric në mediat serbe, ku i njëjti ka deklaruar se vetëm vitin e kaluar ka hyrë në Kosovë fshehtazi pesë ose gjashtë herë.
Hoxhaj i ka dalë në mbrojtje aksionit të policisë së Kosovës, ndërsa i ka vlerësuar të papranueshme deklaratat e Vucic dhe Djuric kundër policisë, e cila Hoxhaj tha se është multi etnike dhe nga organet ndërkombëtare është vlerësuar më profesionalja në rajon.