Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj idenë për lëvizjen e kufijve në Ballkan e ka quajtur thirrje për t’i marrë armët, shkruan Periskopi.
Haradinaj tha se ideja për ndarje e për shkëmbim të territoreve nuk do të ketë përkrahje.
“Ideja me i lëviz kufijtë, është thirrje me i marr armët. Kjo është me i shty mexhat. Bile, kallon që nëse bahet, t’i shtyjmë mexhat sa më shumë. Nuk ka përkrahje për ndarje, as nuk do të ketë. As nuk do të ketë shkëmbim territoresh”, deklaroi i pari i Qeverisë.