Sulmi kibernetik nëpërmjet metodave të reja

Sulmi gjigant kibernetik që bllokoi kolosët më të mëdhenj amerikanë të internetit si “Twitter”, “Pay Pal” dhe disa media, u zhvillua nëpërmjet “armësh të reja”.

Piratët informatikë kanë përdorur me mijëra pajisje të lidhura në internet, si aparatet fotografike apo pajisjet për monitorimin e foshnjeve, të infektuara me virus pa dijeninë e atyre që i përdornin për të sulmuar më pas kompaninë DYN (kompani lider që ofron monitorim, kontrollim dhe përmirësim të strukturave të internetit), me një trafik të jashtëzakonshëm në internet.

Këto zbulime vijnë nga e përditshmja amerikane “New York Times” që citon disa burime, sipas të cilave, këto armë të reja të përdorura tregojnë evoluimin e hakerave në zhvillimin e sulmeve me pajisje gjithnjë e më të ndryshme duke u bërë më të vështirë për t’u parandaluar.

Nga ana tjetër Assange i kërkon mbështetësve të tij që të heqin dorë nga sulmet kundër SHBA-së.

“I kërkojmë të gjithë mbështetësve tanë që t’i japin fund, e treguan atë që donin”, thekson “Wikileaks” në profilin e tij “Twitter” pakë orë pas sulmit gjigant kibernetik.

Kjo deklaratë e “Wikileaks” vjen pas marrjes për sipër të këtij sulmi nga disa përkrahës që pretendojnë se janë grupi që ka zhvulluar sulmet kundër DYN-së, kompania që kthen emërtimet e faqeve të internetit në adresa interneti (IP).

Por autoritetet amerikane nuk janë të bindura nga këto deklarata, duke u impenjuar të hetojë në thellësi përfshirjen e mbështetësve të “Wikileaks”, që shumë herë kanë bërë deklaratam falso mbi sulme informatike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme