Siç parashikojnë meteorologët, në vendin tonë sot dhe ditët në vijim pritet të mbajë mot kryesisht me diell, nganjëherë me vranësira, përcjell gazetametro.net.
Temperaturat do të shënojnë rritje, minimalet do të luhaten nga 0C deri në 6C, ndërsa maksimalet nga 10C deri në 19C.
Do të fryejë erë mesatare drejtimesh të ndryshme. Shtypja atmosferike, pas kalimit të vorbullës ciklonike, do të rritet rreth vlerave normale.
Nuk parashihet qarkullim i mjaftueshëm ajror, kështu që vlerat ditore të AQI, mund të mbeten të larta, dhe do të luhaten kryesisht në mes vlerave mesatare dhe të pashëndetshme./Gazetametro.net