68 persona të vdekur kanë mbetur nga trazirat dhe zjarri në stacionin policor në qytetin Valencia të Venezuelës.
Situata kishte shkuar drejt acarimit pasi të burgosurit i dogjën dyshekët në përpjeke për të ikur nga qelitë. Policia përdori gazin lotsjellës për t’i larguar të afërmit që pushtuan stacionin pasi doli lajmi për fillimin e zjarrit.
Autoritetet policore kanë bërë të ditur se kanë filluar hetimin për ta kuptuar se çka ka ndodhur.
Burgjet e Venezuelës janë të mbipopulluara, të dhunshme dhe protesta të dhunshme ndodhin mjaft shpesh.
Vendi ka pasur probleme në rehatimin e të burgosurve në mesin e krizës ekonomike të vazhdueshme.
Muajin e kaluar të burgosurit e një burgu tjetër morën pengje disa të burgosur të tjerë dhe rojet e burgut.