Inspektorati i Ferizajt konfiskon 200 kg mish të prishur

Inspektorati i Komunës së Ferizajt ka vazhduar aksionin për rritjen e kontrollit ndaj produkteve të ofruara në treg nga subjektet e ndryshme afariste. Aksioni i fundit të mërkurën ka rezultuar me konfiskim dhe asgjësim prej 200 kilogramë të mishit dhe nënprodukte të mishit të prishur.

Ridvan Brisha, përgjegjës i Inspektoratit në Komunën e Ferizajt, ka thënë se janë duke vazhduar inspektimet deri në përfundimin e të gjitha subjekteve biznesore, të cilat mbajnë produkte me origjinë shtazore, shkruan sot Koha Ditore.

“Kemi konfiskuar dhe asgjësuar afro 200 kg mish të prishur, andaj për dy ditë janë iniciuar mbi dhjetë procesverbale për gjykatë. Kemi bërë edhe kontrolle vizuale pa procesverbal, në raste kur ka qenë gjendja e mirë. Deri në fund të javës besoj se do të përfundojë aksioni nëse vazhdojmë me këtë ritëm të inspektimit, sepse i kemi dy ekipe çdo ditë në terren, madje inspektimet po funksionojnë edhe pas orës 16:00”, ka thënë Berisha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme