Abdixhiku pas deportimit të 6 shtetasve turq: Sot Kosova u soll me qyqarllëk e pa moral

Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku e ka kritikuar mënyrën se si sot u bë ekstradimi i shteasve turq.

Ai thotë se Kosova sot  u soll me beqarllëk e pa moral. “Ekstradimi i pesë mësuesve e rreshton Kosovën në krah të kundërt me SHBA-të e me vendet e BE-së. Ekstradimi i sotëm sjellë edhe kapitullimin e plotë të institucioneve shtetërore përballë demokracisë. Sot Kosova u soll me qyqarllëk; pa moral.

Deputeti i LDK’së ka thënë se kjo nuk është as normë kushtetuese e jona, e as traditë dorëzimi i njerëzve si sot.

Të dëbuarit nga Kosova janë Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme