Moska u jep 60 diplomatëve amerikanë një javë afat për t’u larguar nga Rusia

Pas vendimit për dëbimin e tyre, krerët shtetërorë rusë iu kanë dhënë afat një javë kohë 60 diplomantëve amerikanë, për tu larguar nga Rusia.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë nga Ministria e Jashtme ruse për mediat e huaja, ndërsa mësohet se ky vendim vie si shenjë hakmarrëse kundër Washingtonit i cili dëboi një numër të ngjashëm diplomatësh rusë nga SHBA-të, referuar rastit të helmimit me lëndë nervore të një spiuni rus në Britani të Madhe.

Zyrtarët nga Ministria e Jashtme e Rusisë poashtu kanë thënë se kanë deklaruar persona non grata 58 diplomatë në Moskë dhe dy zyrtarë të konsullatës së përgjithshme në Jekaterinburg.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme