Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kritikuar Kryeministrin Ramush Haradinaj për ndërrimin e qëndrimit të tij për Demarkacionin me Malin e Zi.
Ai në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ tha se Haradinaj do të bënte gjithqka për të qëndruar në pushtet
“Unë nuk kam besuar që Kryeministri Haradinaj do të bëjë një transformim kaq të madh, kaq të shpejtë. Haradinaj për karrike duket që është i gastshëm që të gjitha qëndrimet ti transformojë vetëm që të mbetet në pushtet”, tha Kurti
Ai madje e quajti Haradinajn si të marrë me qira nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli.
“Kemi të bëjmë me një situatë sikur turistët e huaj kur vijnë me një vend dhe marrin një makinë me qera “Rent a Car edhe këtë Kryeminsitër, Thaçi, Veseli e të tjerët e kanë marrë me qira për pushime për një periudhë derisa ta bëjnë njeriun e tyre”, tha Kurti.
Përballë Jeta Xharrës, në këtë emision flasin Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi , dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli.