Por një gjë e tillë nuk mund të realizohet edhe aq lehtë.
“Me kërkesë të liderit të AKR-së emërohen dhe shkarkohen të gjithë kuadrot që burojnë nga kjo marrëveshje e që janë përfaqësues të AKR-së sikundër janë ministrat, zëvendësministrat etj”, thuhet në Pikën 5 të marrëveshjes mes AKR-së dhe PAN-it, transmeton lajmi.net
Në bazë të kësaj del se pa një miratim nga Behgjet Pacolli, të paktën nga marrëveshja, ministrat e AKR-së nuk mund të shkarkohen.
Flamur Sefaj, dhe drejtori i AKI-së, Driton Gashi mund të shkarkohen sot gjatë ditës.
Këtë e ka konfirmuar mbrëmë edhe kryeministri Haradinaj.
Këto vendime po vijnë si rezultat i arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova. /Lajmi.net/