Haradinaj: Shtetasit turq u deportuan dje në mesditë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjet e djeshme për deportimin e shtetasve turq, apo gylenistëve.
Haradinaj ka thënë se shtetasit turq u dëbuan për në Turqi dje gjatë mesditës.

“Unë kam mësuar nga mediat për deportimin e shtetasve turq. Dje në mesditë ata kanë qenë në Turqi, pra transporti dhe të gjitha kanë qenë të organizuara”, tha Haradinaj, në mbledhjen e Kuvendit,

Sipas Haradinajt, deportimi i tyre ka qenë rezultat i dy organizatave AKI-së dhe MPB-së.

“Është problem se nuk kanë qenë të informuar vendimmarrësit. Drejtori i AKI-së informon kryeministrit dhe presidentit”, ka thënë shefi i qeverisë kosovare.

“Kosova ka respekt për Turiqn, është vend që na ka njohur dhe na ka përkahur”, tha Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme