Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tash e një javë ka krijuar rrëmujë në skenën politike dhe në sigurinë e vendit.
Shefi i shtetit pa pyetur askënd ditën e premte 23 mars, pra sot një javë, kishte përgatitur një skenar për të arrestuar Marko Gjuriqin.
Sipas informatave të arbresh.info presidenti kishte jap urdhër direkt drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, që të dërgoj në mëngjesin e së hënës njësitë elitare të Policisë në veri të Mitrovicës, ku pastaj edhe u arrestua në mënyrë spektakulare, Gjuriq.
Edhe shefit të AKI-së ai i kishte dhënë urdhër një ditë më parë për arrestimin e 5 shtetasve turq.
Madje, dyshohet se presidenti Thaçi përdori Policinë edhe gjatë ditës së djeshme kur në mëngjes herët u arrestuan 5 Gylenist, të cilët pastaj u depërtuan për në Turqi.
Ky veprim kishte ngjallur reagime prej kryeministrit Haradinaj, kryeparlamentarit Veseli, e spektrit të gjerë politik, të cilët thanë se nuk kanë qenë fare në dijeni për arrestimin e tyre.
Ndryshe, sot kryeministri Haradinaj me një vendim ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe shefin e AKI-së, Driton Gashi./arbresh.info