Zbulohet se kush është personi me xhaketë të kaltër, që sulmoi policin e Kosovës ditën kur u arrestua Djuric

Personi me xhaketë të kaltër i cili goditi njërin nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë gjatë përpjekjes së tyre për të arrestuar të hënën Marko Gjuriqin, quhet Branisllav Ristoviq, i njohur me nofkën ‘Bane’ dhe është nga Zveçani, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, Ristoviq i njohur si kontrabandist në veri, një ditë pas ngjarjeve të ditës së hënë ka ikur nga territori i Kosovës.Ai është i njohur për pjesëtarët e Policisë në atë pjesë, për shkak të veprimtarisë së tij ilegale.

“Bane është kontrabandist dhe sjell në Kosovë ilegalisht artikuj të ndryshëm ushqimorë nga Serbia. Ai furnizon depon kryesore ‘Katarina’ që ndodhet në hyrje të fshatit Grabovac afër Zveçanit, prej nga pastaj furnizohen pothuajse të gjitha dyqanet me artikuj ushqimorë në veri”, kanë thënë burimet.

Ndryshe, edhe pse lokacioni i tij aktualisht është një sekret i mbajtur rreptësisht, është mësuar nga burime të sigurta se Ristoviq ndodhet në qytetin e Krushevcit në Serbi. Në anën tjetër, policia në veri të Mitrovicës ka bërë të ditur për KosovaPress se akoma nuk kanë asnjë informacion rreth personit në fjalë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme