Pacollët e godasin Thaçin, e bëjnë përgjegjës për arrestimin e Gjuriqit dhe operacionin e djeshëm

Menjëherë pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, i cili vjen nga radhët e Aleancës Kosova e Re, ka ardhur reagimi i kësaj partie. Përmes portalit Arbresh.info, pronar i së cilit është sekretari i AKR’së, Rrahim Pacolli, AKR e fajson Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, për krijimin e rrëmujës politike dhe në sigurinë e vendit.

Pasi kryeministri Ramush Haradinaj shkarkoi ministrin Flamur Sefaj, për shkak se i kishte mbajtur të fshehur operacionin e arrestimit të 6 gylenistëve, arbresh.info, media e Behgjet Pacollit, ka shkruan se urdhrin që Sefaj ekzekutoi e dha presidenti Hashim Thaçi.

Vetëm pasi kryeministri ua shkarkoi ministrin e Brendshëm, AKR po zbulon se kush e urdhëroi Sefajn të miratonte planin për kidnapimin e gjashtë shtetasve turq, drejtues dhe profesorë të Kolegjit Mehmet Akif, kokat e të cilëve i kërkonte pushteti i Recep Tayyip Erdoganit.

Portali Arbresh.info, pronar i së cilit është sekretari i AKR’së, Rrahim Pacolli, shkrian se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tash e një javë ka krijuar rrëmujë në skenën politike dhe në sigurinë e vendit.
Shefi i shtetit pa pyetur askënd ditën e premte 23 mars, pra sot një javë, kishte përgatitur një skenar për të arrestuar Marko Gjuriqin.

Sipas informatave të arbresh.info presidenti kishte jap urdhër direkt drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, që të dërgoj në mëngjesin e së hënës njësitë elitare të Policisë në veri të Mitrovicës, ku pastaj edhe u arrestua në mënyrë spektakulare, Gjuriq.

Edhe shefit të AKI-së ai i kishte dhënë urdhër një ditë më parë për arrestimin e 5 shtetasve turq.
Madje, dyshohet se presidenti Thaçi përdori Policinë edhe gjatë ditës së djeshme kur në mëngjes herët u arrestuan 5 gylenistë, të cilët pastaj u depërtuan për në Turqi.

Ky veprim kishte ngjallur reagime prej kryeministrit Haradinaj, kryeparlamentarit Veseli, e spektrit të gjerë politik, të cilët thanë se nuk kanë qenë fare në dijeni për arrestimin e tyre.

Ndryshe, sot kryeministri Haradinaj me një vendim ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe shefin e AKI-së, Driton Gashi. /arbresh.info

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme