Ministri i mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka bërë një kërcënim të hapur për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Vulin ka thënë se presidenti gjatë kohës së luftës “kishte ikur”, e tash nëse është nevoja do të “zvarritet para ushtrisë së Serbisë”.
“Sa i përket Thaçit dhe guximit të tij, ai për herë të fundit iku nga ushtria jugosllave, kurse herën tjetër do të zvarritet para ushtrisë të Serbisë, nëse është e nevojshme kuptohet”, tha Vulin, transmeton lajmi.net.
Ky reagim erdhi pas deklaratave të Thaçit, i cili mohoi kërcënimin e Vuçiqit se ky i fundit kishte paralajmëruar dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë.
“Asnjë ushtarë nuk do t’i kthehej”, tha Thaçi mbrëmë.
Gjithë këto reagime kanë ardhur pas arrestimit dhe dëbimit të Gjuriqit në Serbi. /Lajmi.net/