Pas vendimit që sot mori kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj që ta shakrkoj ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, është mbledhur AKR-ja në një mbledhje urgjente.
Burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur se në këtë mbledhje do të diskutohet për hapat e mëtejm të kësaj partie, në lidhje me funksionimin e koalicionit qeverisës.
Sipas butimeve të Gazetës Blic, thuhet se në AKR janë dy qëndrime në lidhje me koalicionin qeverisës.
“Disa janë të mendimit që AKR të largohet nga koalicioni, e disa të tjerë konsiderojnë që duhet t’I vendosen kushte Haradinajt për vazhdimin e mëtutjeshëm të koalicionit qeverisës”, thonë këto burime.
Ndryshe, deri tek shkarkimi i ministrit Sefaj, erdhi pas deportimit të 6 shtetasve turq nga Kosova, pa dijeninë e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.
Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri ka theksuar për media se kjo është e turpshme.
“Kjo është e turpshme dhe së shpejti do të marrim një vendim”, tha Bahtiri.