Krerët e shtetit janë mbledhur në një lokal jashtë Prishtinës për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit
Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Kreu i Kuvendit Kadri Veseli, zv/kryeministri Behgjet Pacolli dhe zv/kryeministri Fatmir Limaj, janë parë duke hyrë në një restorant në periferi të Prishtinës.
Arsyeja e këtij takimi është situata e krijuar ditëve të fundit që prek sektorin e sigurisë, raporton Indeksonline.
I vetmi që ka folur shkurt para këtij takimi të jashtëzakonshëm është Limaj i cili ka thënë se ajo çka ka ndodhur është turp për vendin.