Mediat në serbi gjatë ditës së enjte kanë raportuar se një ekip i Radio Televizionit të Serbisë janë arrestuar të mërkurën në Pejë, derisa po regjistronin.
Po sipas mediave serbe, ka thënë se pas arrestimit, tre anëtarë të ekipit të saj janë kontrolluar, legjitimuar dhe janë marrë në pyetje gati pesë orë.
Po siç raportojnë mediat serbe, ata janë liruar rreth orës 22.25, prej nga janë mbledhur në Pejë, prej nga kanë shkuar drejt Graçanicës.
Lidhur me këtë, Policia e Pejës ka sqaruar për Telegrafin se me datë 28.03.2018, rreth orës 18:35, nga zyrtarët policor janë vërejtur disa persona me dy vetura, në të cilat ishin prezent tetë persona.
Sipas policisë, të njëjtit nga rruga “Mbretëresha Teutë”, përballë Stacionit Policor në Pejë kanë incizuar me kamera dhe kanë fotografuar Stacionin Policor – Pejë.
“Veturat në fjalë janë ndaluar pikërisht në kohën deri sa ishin duke incizuar, dhe me këtë rast janë legjitimuar nga zyrtarët policor tetë persona, shtetas të Serbisë, të cilët janë shoqëruar në këtë stacion”, thuhet në sqarimin e Policisë së Kosovës.
Të njëjtit, shtohet në sqarim, gjatë intervistimit verbal kanë informuar se janë nga organizata joqeveritare “Shërbime juridike pa pagesë”, mirëpo me vete nuk kanë poseduar asnjë dokument se dëshmon se i përkisnin organizatës në fjalë.
“Lidhur me këtë janë njoftuar Prokurori i Shtetit dhe pas verifikimit të tyre me urdhër të Prokurorit të njëjtit janë liruar ne ora 22:40”, përfundohet në sqarimin e Policisë së Kosovës.