“Fetyllahistët janë kthyer në një rrezik për Turqinë dhe unë do të jem shumë i qartë në këtë drejtim: Shqipëria është një vend me popullsi të vogël dhe ata mund të përbëjnë një rrezik edhe më të madh”, është shprehur Erdoga për Top Channel më 19 qershor 2017.
Paralajmërimin për tu ruajtur nga gylenistët, që Turqia i quan “organizatë terroriste”, Presidenti Recep Taip Erdogan e bëri publikisht në intërvistën ekskluzive, dhënë për Top Channel në qershor të vitit të shkuar.
Pak përpara kësaj deklarate, ambasadori turk në vendin ton Hidayet Bajraktar tha për Top Channel se priste nga qeveria shqiptare reagim lidhur me interesat financiare dhe investimet e Fetullah Gulen në Shqipëri.
Sipas Turqisë, organizata e quajtur FETO, ka lidhje me biznese e kompani në Shqipëri e për këtë ajo i ka dorëzuar qysh prej vitit 2016 autoriteteve shtetërore një dokument “Non Paper”, pra një letër pa kokë, vulë apo firmë, në të cilën akuzohej një konsorcium turk që u perzgjodh në atë kohë ne mirëmbajtjen e rrugës Durrës-Kukës, për 30 vjet dhe me vlerë 596.1 mln euro.
Në atë kohë u fol se shteti turk u angazhua me forcë ndërsa autoritetet shqiptare ende s’kishin dhënë vendimin përfundimtar për projektin dhe në fund oferta e “Vendeka” nuk fitoi. Autoritetet shqiptare deri më tani nuk kanë ndërmarrë veprime ashtu siç ka kërkuar shteti turk, ndaj të ashtuquajturve “gulenistë” apo interesa që lidhen me klerikun Fejtulla Gulen.
Një pjesë e mirë e të cilave janë institucione arsimore të shpërndara në shume qytete të Shqipërisë, ashtu si dhe në Kosovë. Për shkak të ndërhyrjes turke, këto institucione u detyruan që të mos përdorin në simbole apo flamurin e shtetit turk. Erdogan ishte më shumë i shqetësuar për këto institucione dhe për Top Channel ai dha këtë deklaratë:
“Ata kanë synim të tërheqin fëmijët e familjeve të shëndosha dhe i arsimojnë dhe i rrisin në mënyrë të atillë që ti indoktrinojnë”, ka thënë Erdogan.